.

Sunday, February 24, 2013

Conditions to be fulfilled to get pasaproten of Albania


Klikoni ketu per te par Formularin 



Një nga parimet bazë është që dhënia e shtetësisë shqiptare të mos prekë sigurimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë.
Gazeta “Bota sot” nga burime zyrtare të Shqipërisë, ka mësuar se aktualisht zyrtarë të qeverisë së Shqipërisë me kërkesën e kryeministrit Sali Berisha po shqyrtojnë dhe analizojnë nenet e ligjit mbi shtetësinë, që qytetarë shqiptar nga Kosova, Maqedonia, Presheva, Mali i Zi, Diaspora të kenë mundësi të marrin shtetësinë e Shqipërisë. Janë duke u analizuar tre elemente thelbësore që do përshpejtonin procedurën për marrjen e shtetësisë: 1) dëshmia ose certifikata për të vërtetuar origjinën shqiptare; 2) Ministria e Brendshme Shqipërisë të vendos brenda 2 deri 3 muajve për kërkesën e aplikuesit dhe ky të futet në regjistrin civil të Shqipërisë, si dhe 3) të hiqet dekretimi (nënshkrimi) i shtetësisë nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Pra verifikimet dhe vendimi të merret vetëm nga ministria e brendshme e Shqipërisë. Kërkesa për shtetësinë e Shqipërisë të depozitohet si në Shqipëri ashtu dhe në përfaqësinë diplomatike ose konsullore të Republikës së Shqipërisë në shtetin ku aplikuesi është rezident. Së shpejti, deri në qershor qeveria e Kryeministrit Sali Berisha do bëjë ndryshimet në tre elementet e përmendura më lartë, për të përshpejtuar procedurën e shtetësisë për të gjithë shqiptarët kudo që janë. 












































No comments:

Post a Comment